Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas policisë, i riu u kap në flagrancë në tentativë për të vjedhur një automjet në vendin e quajtur “Ura e Lumit” në afërsi të një karburanti.
Nga verifikimet e ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës, për veprën penale “Vjedhja”. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas./abcnews.al