TIRANË- Një prej të arrestuarave, për droge, Gliard Gusholli është një emër i njohur për policinë e kryeqytetit. Rreth një vit më parë, Gusholli, mbajti peng në banesë, bashkëjetuesen e tij për disa ditë dhe e dhunoi.
Pasi e reja mundi të telefononte familjarët, Gusholli u arrestua nga policia bashkë me tre persona të tjerë. Për këtë ngjarje Gusholli doli nga qelia me masën e sigurisë arrest shtëpie.
Por pavarësisht masës së sigurisë ai, vijoji aktivitetin kriminal duke shpërndarë lëndë narkotike në kryeqytet. Një natë më parë, nga ana e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i Gliard Gusholli dhe Frenkli Permarkaj.
Gjatë këtij aksioni u sekuestruan 4 qese me lëndë të dyshuar kokainë me peshë të përgjithshme 23 gramë, 2 aparate celularë, 1 automjet i tipit Mercedez Benz. Tashmë Gliard Gusholli duhet të përballet me ligjin edhe për dy vepra të tjera penale.
Atë të “largimit nga banesa” apo thyerjen e arrestit shtëpiak dhe “prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”.