Reperi i njohur Don Xhoni ka zbuluar se është gjobitur nga policia. Shkak për këtë është bërë mosrespektimi i masave kundër Covid-19 duke shkelur orën policore. Ishte vetë reperi që e zbuloi këtë detaj përmes një video live në Instagram.
Dhe më herët, reperi u përball me një situatë të pakëndshme gjatë një koncerti në Kosovë. Ishin grumbulluar shumë njerëz dhe për më tepër që muzika kishte vazhduar përtej afatit të lejuar dhe ndaj është dashur ndërhyrja e policisë për të ndërprerë koncertin. /abcnews.al