Theu karantinën Spanjë, princi i Belgjikës gjobitet me mbi 10 mijë euro

schedule21:18 - 10 Qershor, 2020

schedule 21:18 - 10 Qershor, 2020

Princi i Belgjikës Joachim i Belgjikës ka kërkuar falje që shkeli rregullat e karantinës në Spanjë, por tashmë do të paguajë edhe një gjobë. Ai shkoi në një event të mbajtur ne qytetin jugor të Córdoba-s muajin e shkuar dhe aty u infektua me koronavirusin.

Tashmë, monarku do të paguajë një gjobë prej €10,400 eurosh si ndëshkim për thyerjen e rregullave të karantinës. Princi 28-vjeçar, nip i mbretit Filip të Belgjikës udhëtoi në Spanjë muajin e shkuar për atë që pallati e përshkroi si një “event familjar”.

Lexo edhe: U infektua me Covid-19 gjatë udhëtimit në Spanjë, princi i Belgjikës kërkon falje që theu karantinën

Më pas ai rezultoi pozitiv për Covid-19 dhe zyrtarëve të shëndetit u desh që të gjurmonin personat që kanë pasur kontakt me monarkun belg. Sipas raportimeve të mediave lokale, princi ka marrë një gjobë për mosrespektimin e karantinës 14 ditore dhe marrjen pjesë në dy mbledhje apo festa.

Nëse paguan brenda 15 ditëve, Joachim mund të shlyejë vetëm gjysmën e gjobës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!