Theu arrestin shtëpiak e u nis të vriste ish-bashkëshorten me armë, kapet në kohë 34-vjeçari në Sarandë

schedule15:10 - 10 Korrik, 2022

schedule 15:10 - 10 Korrik, 2022

Një 34-vjeçar që theu arrestin në shtëpi me qëllimin për t’i marrë jetën ish-bashkëshortes është vënë në pranga nga policina në Sarandë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, Sarandë ku K. H., i cili kishte konflikt me ish-bashkëshorten 31-vjeçare dhe bashkëjetuesin e saj, dhe kërcënoi t’i vriste me armë zjarri.

Më pas, 34-vjeçari u vu në pranga dhe gjatë  kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje. Po gjatë këtij operacioni, u arrestua edhe bashkëjetuesi i gruas,  I. J., 55 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një përforcues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit K. H, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit I. J. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!