Një 29-vjeçar me iniciale E.M. është arrestuar nga policia pasi ka dalë nga banesa teksa ka qenë në arrest shtëpie dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Sipas policisë 29-vjeçari ishte lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Blutë bëjnë me dije se tashmë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka dalë nga banesa duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al