Thethi dhe Valbona, të rezervuara/ Qyteti antik i Antigonesë, Drejtuesi i parkut: Duhet ndërhyrje në infrastrukturë

schedule15:14 - 9 Prill, 2024

schedule 15:14 - 9 Prill, 2024

Parku Kombëtar i Thethit dhe ai i Valbonës edhe këtë vit do të presin vizitorë të shumtë.

Në prag të nisjes së sezonit, operatorët turistikë në veri të vendit thonë se bujtinat dhe strukturat e tjera akomoduese janë thuajse të rezervuara.

Përveç parqeve kombëtare, interes tursitët po shfaqin edhe për qytetin e Shkodrës. Silvi Bushi, drejtuese e nje agjencie turisike thote se vizitorët kanë shtuar netqëndrimet në qytet.

Përgatitje për sezonin po bëhen edhe në jug të vendit.

Në qytetin antik të Antigonesë shqetësim edhe këtë vit mbetet infrastruktura por drejtuesi i parku arkeologjik thotë se po merrem masa që turistëve të mos u mungojnë shërbimet.

Qyteti antik i Antigonesë u ndërtua në vitin 295 para Krishtit me urdhër të mbretit Pirro dhe mbetet një ndër sitet arekologjike më të preferuara nga vizitorët e huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!