Thesaret e bibliotekës kombëtare “të burgosura”, shpëtimi nga të huajt

schedule17:32 - 10 Prill, 2022

schedule 17:32 - 10 Prill, 2022

Prej vitesh Biblioteka Kombëtare vuan mungesën e hapësirave. Situata u bë më emergjente, në fillim të këtij viti ku edhe salla e gazetave dhe shërbimeve u kthye në magazinë librash.

Asnjë masë nuk është marrë nga Ministria e Kulturës që në mes të janarit, përveç shtimit të kutive të bananeve për të sistemuar librat.

Ndërkohë që drejtori i këtij institucioni Piro Misha përpiqet që të për shfaq thesaret përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit me bibliotekat e huaja. Koleksioni i rrallë i Bibliotekës Kombëtare të Bullgarisë prezantohet në Tiranë, ku i hap rrugën e bashkëpunimit mes dy bibliotekave.

“Këtu janë ekspozuar dëshmitë më të rëndësishme që lidhen me historinë e Bullgarisë, por edhe disa nga librat më me peshë që ata konsiderojnë se kanë në bibliotekën e tyre si kodikët e shekullit të 10, apo botimi i vitit 1541 për jetën e Skënderbeut. Së shpejti do të ketë një kënd dedikuar librit shqip në bibliotekën 140 vjeçare të Shën Cirili dhe Metodi”. Gjithashtu do ketë edhe kualifikim të stafit në këtë bibliotekë.”

Misha thotë se një ekspozitë fotografike e ngjashme me thesaret e koleksionit tonë do hapet edhe në Bullgari.
Bashkëpunimi me specialist të ndryshëm të kulturës së bizantit, apo orientit do mund të nxjerr në pah vlerat e koleksioneve tona thekson Misha.

“Marrëveshja me bibliotekat ndërkombëtare do na ndihmojnë që të njohim më mirë koleksionet përmes zërit të specialistëve. Ne kemi një marrëveshje me Bibliotekën e Salzburgut dhe Institutin e Studimeve Bizantine, në Venecia së shpejti do ketë edhe një marrëveshje me Bibliotekën e Turqisë për koleksionin oriental.”

Ndërkohë që përmes ekspozitave do të prezantohen koleksione të ndryshme për publikun. Si, “ Udhëtarët francez në Ballkan dhe orient “. Një koleksion i pasur i botimeve Veneciane pritet të për shfaqet së shpejti. Gjithashtu edhe koleksioni i zbuluar në aneksin e bibliotekës me botimet e rralla të Egjiptit të lasht do ekspozohen për publikun./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!