Thërret Ezani, kandidati i PD në Shkodër ndërpret fjalën, qytetarët njëzëri: Bushati, Bushati

schedule12:10 - 19 Shkurt, 2022

schedule 12:10 - 19 Shkurt, 2022

Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike ka nisur sot nga qyteti i Shkodrës, ku fjalën e ka marrë kandidati, Xhemal Bushati. Ai ka prezantuar programin që do të zhvillojë, i cili është i shtrirë në shumë fusha nga infrastuktura, bujqësia deri te sporti.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, kandidati është shoqëruar me ovacione të shumta, ku qytetarët kanë thënë një zëri mbiemrin e tij “Bushati”.

Në një moment, ka filluar të thërras ezani dhe Bushati e ka ndërprerë fjalën për një minutë, duke respektuar besimtarët e pranishëm.

Shkodranët e mençur, e urtë dhe të vetëdijshëm që nga Ana e Malit e deri në Velipojë, që nga Bërdica deri në Shalë, që nga Shoshi deri në Dajç apo Gur të Zi, që nga Pulti, Rrethinat e deri në Postribë, në tan Shkodrën kudo ku kam shkel, ma kanë çel zemrën, më kanë kërkuar besën që t’ja kthejmë qytetarëve bashkinë e Shkodrës, që të punojmë të gjithë bashkë për Shkodrën. Dhe unë i kam dhënë fjalën. Ky është slogan, po nuk është slogan, është detyra ime. Unë do të shërbejë në tre shtylla.

Në të gjithë takimet, unë kam menduar se i di hallet, por jo nuk i di. Shkodranët i dinë dhe do t’i zgjidhim të gjithë bashkë. Përmirësimi i infrastrukturave, një qytet më të pastër për Shkodrën. Të gjithë bashkë do të shohim të bëjmë më të mirën. Fermerët, bujqit janë pjesa më e rëndësishme e Shkodrës, do t’i mbështesim të gjithë bashkë.

Unë do t’i shërbejë qytetarëve të Shkodrës me transparencën më të madhe. Shërbimet e bashkisë nuk do t’i marrin më tek bashkia, po do të vijë bashkia pranë jush. Ne të gjithë së bashku do të projektojmë edhe të ardhmen. Do të fillojmë me projektet me specialistët më të mirë, me arkitektët më të mirë që këto projekte të gjejnë zgjidhje”, u shpreh ndër të tjera Bushati.l.k/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!