Theri 7 fëmijë në një shkollë në Kinë, arrestohet autori

schedule16:59 - 28 Prill, 2018

schedule 16:59 - 28 Prill, 2018

Policia kineze ka arrestuar personin që ttheri me thikë 7 fëmijë dhe plagosi 19 të tjerë në një shkollë fillore në veri të vendit. Sipas mediave kineze autori i sulmit në të kaluarën kishte qenë viktimë e bulizmit.

Një person i armatosur me një thikë vrau shtatë fëmijë në një shkollë fillore dhe plagosi 19 të tjerë teksa ktheheshin për në shtëpi. Ngjarja e rëndë ndodhi në veri të Kinës. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet në vend. I dyshuari u arrestua dhe fëmijët e plagosur janë dërguar në spital. Pa dhënë shumë detaje departamenti i policisë në kontenë Mizhi, konfirmoi se ngjarja ndodhi pasditen e së premtes ndërsa fëmijët janë të moshës nga 12 deri në 15 vjeç.

Kohët e fundit, sulmet me thikë janë kthyer në një fenomen shqetësues në Kinë. Në muajin Shkurt, një person i armatosur me thikë, për arsye personale vrau një grua dhe plagosi 12 të tjerë në një qendër shumë të populluar tregtare në Pekin. Një vit më parë një person vrau me një thikë kuzhine 2 persona dhe plagosi nëntë të tjerë në një supermerkat në Shenzhen. Në Janar të 2017-s një person, po me thikë, sulmoi dhe plagosi 11 fëmijë në një kopësht në jug të Kinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!