Kryeministrja britanike Tereza Mej do i kërkojë Brukselit që të pranojë kryerjen e modifikimeve, në marrëveshjen e arritur me liderët e Bashkimit Europian, për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Deklarata u bë nga zëdhënësi i kryeministres Mej, pak orë para se deputetët britanikë, të votojnë për ecurinë e Brexit, dhe pas refuzimit të marrëveshjes aktuale Londër – Bruksel. Ky i fundit deri tani ka refuzuar gjithnjë rinegociimin e termave të marrëveshjes, të arritur pas negociatave që zgjatën dy vjet./abcnews.al