Theren me thikë dy persona në veri të Kosovës, reagon Sveçla: Autori dyshohet se është pjesëtar i strukturave kriminale serbe

schedule21:43 - 2 Mars, 2023

schedule 21:43 - 2 Mars, 2023

Dy persona janë therur me thikë dhe janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar në spitalin e veriut të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në oborrin e konviktit të studentëve në veri të Mitrovicës.

“Dorasi është M.J. i nacionalitetit serb dhe i njohur me nofkën Roki, i cili pas aktit të kryer ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i ngjarjes nuk dihet”, kanë thënë burimet.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka reaguar pas incidentit në veri të Mitrovicës, duke thënë se dyshihet se i dyshuari është pjesëtar i strukturave kriminale serbe.

Sveçla tha se i dyshuari është pjesëtar i strukturave kriminale serbe.

“Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor. Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjesëtarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë”, ka thënë Sveçla./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!