Thënia e Ditës/ Berisha i sinqertë: Unë sot jam mujahideen!

schedule12:17 - 22 Qershor, 2023

schedule 12:17 - 22 Qershor, 2023

“Unë sot jam muxhahedin”, kështu u shpreh sot Sali Berisha në seancë plenare, ndërsa foli në seancë plenare për operacionin e policisë në kampin e MEK, në Manzë të Durrësit.

“Në këtë moment ndjehem më shumë se kurrë njëri prej tyre, ndjehem një muxhahedin, luftëtar i lirisë.

U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë.

Ndjehem sot muxhahedin sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie.

Ndjehem sot muxhahedin më shumë se kurrë, sepse aktakuza e djeshme që lexuat, është historia më e turpshme për një vend.

Ajo ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej e tëra në shpifje, trillime të shërbimeve të ajatollahëve ndaj luftëtarëve të lirisë.

Aktakuza përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit.

Kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm. Kërkoj të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm.” tha Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!