Thellohet skandali me “DH Albania”

schedule21:13 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 21:13 - 10 Dhjetor, 2018

Kompania fantazmë Dunwell Haberman është fituese e një tjetër tenderi, këtë herë me vlerë rreth 12 milionë euro. Në të njëjtin buletin të prokurimit publik të datës 5 nëntor 2018 ku ajo është shpallur fituese e tenderit për Unazen e re me fond limit 18 milionë euro, Dh Albania është përzgjedhur fituese edhe nga Operatori i sistemit të transmetimit.

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti.

Vihet re se është përdorur e njëjta skemë tenderimi si ajo me lotin e priojektit të Unazës së Madhe të Tiranës. Në garë marrin pjesë dy kompani, njëra është Dh Albania që paraqet ofertën e saj, ndërsa kompania tjetër në garë nuk jep asnjë ofertë ekonomike. Automatikish Dunhell Haberman Albania shpallet fituese me 100 për qind të vlerës limit.

I menjëhrshëm ka qenë edhe reagimi i Operatorit te Sistemit te Transmetimit (OST) i cili sqaron se ky institucion ka marrë masat për pezullimin e njëanshëm të kontratës që pas denoncimit të parë në media ku u faktua se  se kompania guackë kishte falsifikuar dokumentet, përfshirë bilancet dhe firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaëare për të fituar tenderin e Unazës së Tiranës me vlerë 18 milionë euro./abcnews.al