Thellohet harta e dëmeve nga tërmeti. Banesa e Haxhi Meras në Gjorm të Kurbinit është kthyer në rrënojë. Kjo familje prej 8 ditësh po qëndron në një magazinë pa energji elektrike dhe kushte aspak normale.
Edhe pse kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti që shkundi disa qarqe, dita ditës thellohet harta e dëmeve. Edhe Gjormi i Kurbinit është goditur nga tërmeti dhe këto pamjet të këtyre rrënojave s’kanë nevojë për shumë koment.
Banesa e Haxhi Meras duket sikur nuk ka ekzistuar. Çifti Meras tregon se strehë e tyre tani është një magazinë pa dritë dhe me kushte të këqija.
Haxhiu tregon se në 8 ditë vetëm një pako me ndihma ushqimore kanë marrë aq sa për të mbajtur frymën gjallë.
Nga banorët mësohet se në Gjorm grupet e vlerësimit të dëmeve nga tërmetit nuk kanë shkuar për të parë gjendjen e banesave./abcnews.al