Thellohet harta e dëmeve nga termeti, familja Mera në Kurbin jeton në magazinë pa energji elektrike

schedule14:55 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 14:55 - 6 Dhjetor, 2019

Thellohet harta e dëmeve nga tërmeti. Banesa e Haxhi Meras në Gjorm të Kurbinit është kthyer në rrënojë. Kjo familje prej 8 ditësh po qëndron në një magazinë pa energji elektrike dhe kushte aspak normale.

Edhe pse kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti që shkundi disa qarqe, dita ditës thellohet harta e dëmeve. Edhe Gjormi I Kurbinit është goditur nga tërmeti dhe këto pamjet të këtyre rrënojave s’kanë nevojë për shumë koment.

Banesa e Haxhi Meras duket sikur nuk ka ekzistuar. Çifti Meras tregon se strehë e tyre tani është një magazinë pa dritë dhe me kushte të këqija.

“Këtë e kam pasur magazinë për bidonat”, thotë Haxhi Mera.

Haxhiu tregon se në 8 ditë vetëm një pako me ndihma ushqimore kanë marrë aq sa për të mbajtur frymën gjallë.

“Ndihma ushqimore kanë sjellë një pako”, thotë ai.

Nga banorët mësohet se në Gjorm grupet e vlerësimit të dëmeve nga tërmetit nuk kanë shkuar për të parë gjendjen e banesave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!