Thellohet bilanci, shkon në mbi 38,700 numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza

schedule15:38 - 16 Korrik, 2024

schedule 15:38 - 16 Korrik, 2024

Shkon në 38,713 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite që nga fillimi I luftës, më 7 tetor. Ministria e Shëndetësisë së Gazës në një deklaratë zyrtare, thotë se 89,166 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Forcat izraelite vranë 49 persona dhe plagosën 69 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës urdhëroi Tel Aviv-in të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor të Rafahut, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!