The Weeknd ka shënuar një tjetër rekord historik. Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye së fundmi ka hyrë në historinë e platformës digjitale Spotify me këngën “Blinding Lights”, e cila ka qëndruar në “Top 10” për një vit të plotë. Gjithashtu ka qëndruar në listën e 10 këngëve më të dëgjuara për 44 javë në Billboard Hot 100.
Gjithashtu mban vendin e parë ndër këngët më të dëgjuara në rrjetin më të madh të radios në Amerikë, iHeartRadio dhe është përdorur në reklamat e Pepsi dhe Mercedes te “Wrestlemania”. Kujtojmë që artisti kanadez tërhoqi vëmendjen së fundmi me transformimin në këngën e publikuar pak ditë më parë “Save Your Tears”.
.@theweeknd‘s ‘Blinding Lights’ is now the first song in Spotify history to spend a full year in the top 10 Global chart. pic.twitter.com/f0Di7sjpj8
— The Weeknd News (@NewsWeeknd) January 11, 2021
Ai shfaqet me në video me proteza në fytyrë, për t’u dukur sikur ka bërë ndërhyrje plastike, përfshirë fillers tek faqet dhe buzët. Disa fansa mendojnë se artisti i drejtohet ish të dashurës, Bella Hadid, megjithëse ka mohuar shpeshherë akuzat për ndërhyrje. Disa të tjerë pretendojnë se vajza që interpreton në klip ka një ngjashmëri me Selena Gomez.
Gjithashtu, duket se artisti ironizon dhe çmimet Grammy pasi në një pjesë të klipit, ai merr një trofe dhe e përplas në tokë. Ky reagim vjen pasi kanadezi nuk u nominua për asnjë çmim ndërsa hodhi akuza ndaj organizatorëve të eventit se janë të korruptuar. /abcnews.al