Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“The Wanted”/ Arrestohet në Greqi 35-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasje, pritet ekstradimi

schedule12:00 - 29 Gusht, 2025

schedule 12:00 - 29 Gusht, 2025

Vijon bashkëpunimi intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit me Policinë greke, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit shqiptar F. Sh., 35 vjeç, lindur në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në muajin maj 2021, në Poshnje, Berat, shtetasi F. Sh. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I. I., i cili si pasojë është plagosur.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit F. Sh., në Shqipëri.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, vijon intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!