The Times: “Plani i fitores” i Zelensky-t përfshin garanci sigurie të ngjashme me anëtarësimin në NATO

schedule14:14 - 23 Shtator, 2024

schedule 14:14 - 23 Shtator, 2024

Sipas “Planit të fitores” që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i paraqesë Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe kandidatëve presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump këtë javë, Ukraina do të kërkojë garanci sigurie të ngjashme me ato të anëtarëve të NATO-s.

Sipas “The Times”, “Plani i Fitores”, përveç garancive të sigurisë, përmban edhe tre pika të tjera: vazhdimin e operacioneve ukrainase në rajonin kufitar rus të Kurskut për të rritur fuqinë e saj negociuese, kërkesën për armë të avancuara si dhe ndihmë financiare ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës.

“The Times” thekson se Zelensky dëshiron të shmangë që Ukraina të gjendet në një situatë ku duhet të pranojë me një marrëveshje të pafavorshme paqeje.

Zelensky tha deklaruar se mbështetja nga Biden dhe liderë të tjerë perëndimorë është e nevojshme që Ukraina të fillojë negociatat nga një “pozicion i fortë” përpara fundit të vitit.

Një diplomat perëndimor i paidentifikuar vuri në dukje se rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të ketë një ndikim vendimtar në lëvizjet e Rusisë në rrjedhën e mëtejshme të luftës.

“Për Putinin, është elementi më i rëndësishëm në llogaritjet e tij. Nëse rusët kanë arritur në përfundimin se ka një qeveri në Uashington që është e vendosur të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, kjo do të ndryshojë patjetër qëndrimin e tyre për negociatat e mundshme. Por nëse ata mendojnë se Donald Trump është ai që mund t’u ofrojë atyre një rrugëdalje të lirë, ky do të jetë fundi”, tha diplomati.

/abcnews.al