Dokumentet e zbuluara nga ushtria izraelite në Gaza zbulojnë planet e Hamasit për të ndërtuar një bazë sekrete në Turqi dhe enklava të tjera terroriste në vende të tjera për të koordinuar sulmet kundër objektivave izraelite në vendet fqinje, raporton the Times.
Dokumentet, sipas izraelitëve u zbuluan në shtëpinë e Hamza Abu Shanabit, shefit të shtabit të Jahya Shinwar, liderit të Hamasit në Gaza. Në raport përmenden përpjekjet e Izraelit gjatë dekadës së fundit për të shtypur Hamasin në Rripin e Gazës.
“Nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bëjmë një përpjekje të madhe për të krijuar enklava ushtarake që do të jenë bazë për operacione speciale që mund të forcojnë forcat e rezistencës ushtarakisht, diplomatikisht dhe moralisht, për këtë ne propozojmë krijimin e një zone sigurie, të cilat do të mund të kryejnë operacione spiunazhi dhe ushtarake në të ardhmen”, thuhet në raport.
Më pas në raport përshkruhet një plan tre-vjeçar që synon krijimin e enklavave ushtarake dhe trajnimin e anëtarëve të Hamasit për operacione sabotimi, rrëmbimi dhe vrasjeje.
Më shumë detaje jepen për qëllimin për të ngritur një enklavë të tillë në Turqi dhe për ta vendosur anëtarë të Hamasit. The Times vëren se është e paqartë nëse ky plan u zbatua para sulmit të 7 tetorit apo që nga ajo kohë.
/abcnews.al