Burimet e gazetës britanike The Telegraph thonë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është paralajmëruar të mos iu drejtohet anëtarëve individualë të NATO-s këtë vit, për mbështetjen e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë.
Burimet e gazetës thanë se Ukrainës nuk do t’i ofrohet asgjë në samitin e NATO-s në Uashington, që do të zhvillohet nga 9 deri më 11 korrik, që do t’i mundësonte vendit të ecë përpara në rrugën e anëtarësimit.
SHBA-ja ndoshta nuk është aq e shqetësuar sa Gjermania, por ka një shqetësim për kërcënimin e Rusisë për pjesën tjetër të aleancës. Burimet e The Telegrph pohojnë se SHBA-ja dhe Gjermania e kanë paralajmëruar fuqishëm Ukrainën, që të mos këmbëngulë për një afat kohor të caktuar për anëtarësimin në NATO.
Për këtë arsye, Zelensky me sa duket i është kërkuar që të mos ushtrojë presion mbi aleatët individualë, për të përsëritur mbështetjen e tyre për një afat kohor të qartë për pranimin e Ukrainës.

