“The Sun”: Shqipëria, ‘Plazhi i Pasqyrave’ mahnit me ujërat e ndezura

schedule12:34 - 4 Prill, 2024

schedule 12:34 - 4 Prill, 2024

Nëntë nga 10 detet më blu në botë gjenden në Evropë, duke sfiduar destinacionet tropikale si Maldivet dhe Mauritius, sipas të përditshmes britanike “The Sun”. Një studim i ri ka zbuluar se ku ndodhen vendet evropiane me ujërat më blu në botë dhe rezulton se britanikët nuk kanë nevojë të udhëtojnë shumë larg për t’i vizituar ato.

Hulumtimi u krye nga ekspertët e agjencisë britanike të udhëtimeve “CV Villas”, të cilët zbuluan se ku ndodheshin saktësisht destinacionet me detin më të kaltër në botë. Për ta zbuluar këtë, ata morën pamje të 200 plazheve anembanë globit nëpërmjet “Google Map”, dhe përdorën një mjet (pikatore ngjyrash) për të krahasuar ngjyrën e ujit me nuancën më të kaltër në botë, bluja e quajtur ndryshe “YInMn Blue”.

Kjo nuancë u shpall zyrtarisht si ngjyra blu më e ndezur nga Universiteti Shtetëror i Oregonit në vitin 2016.

Duke përdorur këtë metodë të pazakontë, ekspertët e udhëtimeve arritën të përpilonin një listë të 30 vendeve me detet më blu në botë, mes tyre e përfshirë edhe Shqipëria. Sipas studimit, “Plazhi i Pasqyrave” në Shqipëri ka ujëra që i ngjajnë më shumë nuancës blu të theksuar.

Plazhi është i njohur në mbarë botën për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe. Plazhi i Pasqyrave ndodhet midis Sarandës dhe Ksamilit dhe është një prej plazheve më të lakmuara në detin Jon.

Ai konsiderohet një pikë kryesore e vijës bregdetare shqiptare, e cila po bëhet gjithnjë e më e pëlqyer nga turistët. Plazhi gjendet në Sarandë, në bregun jugor të vendit dhe njihet si kryeqyteti i Rivierës Shqiptare.

Përveç Plazhit të Pasqyrave, Ksamili është nje nga vendet më të njohura në Shqipëri. Plazhi i Pasqyrave mbetet i qetë edhe gjatë muajve të verës, duke iu dhënë mundësinë të pushoni dhe të ndiheni të lirë.

Për më tepër, bregu i detit është mahnitës, nuk do t’u besoni syve kur të shihni ujin bruz të ndezur. Është mjaft e thjeshtë të udhëtosh në Shqipëri. “Ryanair” ofron fluturime direkte me vendin mesdhetar. Akomodimi për një natë për dy persona në Sarandë kushton rreth 18 euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!