“The Sun”: Shqipëria – destinacioni i ri i arratisjes për britanikët

schedule08:00 - 8 Gusht, 2024

schedule 08:00 - 8 Gusht, 2024

Destinacioni i ardhshëm i pushimeve verore është vetëm tre orë larg Britanisë së Madhe me rrugë ajrore, shkruan Owen Leonard në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Sun”.

Harrojeni të shpenzoni shuma marramendëse në destinacionet e njohura të mbipopulluara me turistë – ekziston një alternativë më pak e njohur – me çmime të përballueshme dhe peizazhe mahnitëse.

Çmimet e hoteleve kushtojnë vetëm 35 euro për një natë – ndërsa vizitorët e huaj nuk kanë më nevojë për viza – për të hyrë në vendin mesdhetar, Shqipëri.

Shqipëria – gjithashtu krenohet me qendrat mahnitëse kulturore dhe vargmalet malore.

E pasur me brigje dhe vargmale mahnitëse, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë – të lodhur nga vendet e mbipopulluara turistike si Greqia dhe Majorka.

Sipas “Albania Tour Guide”, një dhomë dyshe në një hotel kushton pak më shumë se 35 euro për një natë.

Pushuesit gjithashtu mund të shijojnë një drekë ose darkë në restorantet lokale me më pak se 12 euro.

Shqipëria mundësoi udhëtimin pa viza këtë vit për 84 vende – duke përfshirë Britaninë e Madhe – pasi vendi mesdhetar po përqafon një bum turistik.

Kryeqyteti, Tirana është vetëm tre orë larg me linjë ajrore nga Londra.

Vendi më pak i njohur evropian – i vendosur në juglindje të kontinentit – regjistroi shifra rekord në sektorin e turizmit në vitin 2023.

Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit, shpenzimet ndërkombëtare ishin 45% më të larta se në vitin 2019 – viti i mëparshëm me një numër rekord vizitorësh.

Turistët e etur për Rivierën Shqiptare mund të vizitojnë jugun – ndërsa aventurierët mund të eksplorojnë fshatin malor të Thethit.

“Nëse udhëtoni në Rivierën Shqiptare qëndroni në Sarandë ose Ksamil në jug të Shqipërisë – pasi ajo është zona më e bukur e rivierës”, shkruan në faqen e saj guida turistike private shqiptare “Manon”.

Pjesa më e madhe e pikave turistike, si ishujt e Ksamilit, Syri i Kaltër i Sarandës, vendet e UNESCO-s si Gjirokastra dhe Butrinti ndodhen përreth kësaj zone.

Qëndrimi në hotelet në Sarandë ose Ksamil kushton rreth 35 euro – për një natë.

Vendi mesdhetar ofron një numër vendpushimesh luksoze për ata që duan të pushojnë si mbretër gjatë udhëtimit të tyre.

“Travel and Tour World” ka rekomanduar një pjesë të hoteleve të njohura të vendosura përgjatë vendit ballkanik.

“Hotel Mulaj” në zemër të kryeqytetit, Tiranës po fiton popullaritet, ndërsa “Hotel Mazarine” ofron një arratisje të paharrueshme bregdetare në Vlorë.

Për lehtësi, “mk hotel tirana” dhe “Hotel Verzaci” ndodhen të dy – pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Gjithashtu, në qendër të kryeqytetit ndodhet “Hotel Opera”, i cili strehon turistët që vizitojnë rrethinat e atraksioneve më të mira kulturore.

Gradualisht, Shqipëria është shndërruar në një vend perëndimor – që nga rënia e regjimit komunist në vitet 1990.

Vendi mesdhetar, është kthyer në një opsion të ri arratisjeje për britanikët – pavarësisht bumit të fundit turistik.

Vija bregdetare, malet dhe qytetet historike – Shqipëria i ofron të gjitha.

Turistët mund të hanë dhe pinë jashtë me çmime të lira – në krahasim me destinacionet e tjera evropiane

Riviera Shqiptare duket kaq mahnitëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!