Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“The King of New York”/ Alcaraz triumfon në “Us Open” dhe merr raketën numër një të botës

schedule13:00 - 8 Shtator, 2025

schedule 13:00 - 8 Shtator, 2025

Bota e tenisit ka një “Mbret” të ri. Ai është Carlos Alcaraz, tenisti spanjoll që triumfoi në “US Open” dhe përveç trofeut të turneut Grand Slam u ngjit në vendin e parë të klasifikimit të përgjithshëm.

I konsideruar prej kohësh si trashëgimtari i Rafael Nadal, 22 vjeçari mundi në finale 3-1 me sete Jannik Sinner.

Një sukses i merituar për Alcaraz që dominoi finalen e luajtur në arenën “Arthur Ashe” në Nju Jork, ku i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Spanjolli fitoi me lehtësi setin e parë, duke I lejuar vetëm dy gejme rivalit të tij. Sinner reagoi në të dytin, duke e bërë atë të tijin me shifrat 6-3.

Por vetëm kaq.

Alkaraz mori më pas në dorë frenat e lojës, duke fituar edhe dy setet e tjerë me rezultatin 6-1, 6-4 për të mbyllur finalen pas 2 orësh e 44 minutash.

Triumfi dhe festa ishte e gjitha për spanjollin që si kampion i “US Open” I rrëmben Jannik Sinner edhe raketën numër një të tenisit botëror për meshkuj.

Për Alcaraz ky ishte trofeu i dytë në fushat e forta të Nju Jorkut dhe I gjashti Grand Slam në karrierën e tij pas dy të fituar në “Roland Garros” dhe dy të tjerëve të fituar në “Ëimbledon”.

Tashmë 22 vjeçarit I mungon trofeun vetëm në Australian Open, pasi në fushat me tartan të Melburnit ka arritur të shkojë deri në çerekfinale.

Triumfin atje do të kërkojë ta jetojë që në turneun e vitit të ardhshëm, por deri atëherë mund të shijojë mbretërimin e tij në tenisin botëror.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!