“The Guardian” rendit “Marubin” mes galerive më mbresëlënëse të Evropës

schedule12:41 - 11 Tetor, 2022

schedule 12:41 - 11 Tetor, 2022

TIRANË – Prestigjiozja britanike “The Guardian” rendit Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, në listën e muzeve dhe galerive më mbresëlënëse të Evropës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e “The Guardian” me titull “U mahnita nga bukuria”, ku  një pasazh i kushtohet Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi.

“Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në qytetin verior të Shkodrës është një mrekulli. Fotografi me origjinë italiane, Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri, në mesin e shekullit të 19-të, kur vendi ishte nën sundimin osman”, shkruan “The Guardian”.

“Gjatë tre brezave ai, çiraku i tij Kel dhe djali i Kelit, Gegë, dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, përmes luftës Ballkanike dhe Luftës së Dytë Botërore, deri në regjimin komunist të Enver Hoxhës. Koleksioni i fotografive të ekspozuara tregojnë bukur të gjitha sferat e jetës – revolucionarë, fermerë, politikanë, muzikantë, fe, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, etj”, shkruan prestigjiozja britanike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!