Thatësirë në Myzeqe, fermerët marrin ujë me bote

schedule15:22 - 27 Mars, 2019

schedule 15:22 - 27 Mars, 2019

Fermerët në Myzeqe po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të thatësirës. Në mungesë të ujit në kanale ata blejnë botet për të mbrojtur bimët.

Kohë për vaditje, por kanalet janë tharë. Të mbjellat rrezikojnë nëse ndërhyrja nuk është e menjëhershme. Në Lushnje, fermerët për ti shpëtuar situatës në tokat e mbjella, dërgojnë ujin me autobot.

“Kjo gjë shton koston por bëhet për të shpëtuar bimët. Kanalet kryesore vaditës, për rehabilitimin e të cilëve shteti shpenzoi miliarda lekë, janë pa ujë. 

Ky është një  degë e Thanës që shtrihet buzë autostradës Lushnje- Fier. Asnjë pikë ujë nuk rrjedh nëpër të dhe fermerët presin kur do të bjerë shi“- theksoi një nga fermerët.

Por ditët e thatësirës nuk janë i vetmi problem për fermerët. Ata  thonë se shumë prej kanaleve edhe në rastet kur mbushen  duke qenë nën nivel, uji nuk u shkon nëpër ara.

Për prodhuesit e Myzeqesë koha e thatë nuk është në favor të tyre. Uji në kanalet vaditëse lëshohet vetëm në periudhën e verës dhe fermerët duhet të gjejnë alternativa për ti shpëtuar thatësirës./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!