Megjithëse i shtuan sipërfaqjet e mbjella me miser, bujqit në Fier nuk po marrin prodhimin që prisnin.
Në disa zona si Zharrëza dhe Sheqishtja rendimenti është ulur deri në 50% krahasuar me prodhimin e vitit të kaluar.
Fermerët thonë se shkak ishte mungesa e rreshjeve por edhe mosfunksionimi i sistemit vadites.
Të dhënat nga Drejtoria e Bujqësisë konformojnë se prodhimi i misrit është ulur megjithëse u shtuan sipërfaqjet e mbjella.
Në vitin 2023 qarku i fierit kishte 10 mijë e 376 ha te mbjella me miser dhe nje rendiment prej 77 mijë e 145 ton.
Për këtë vit sipërfaqja u shtua me 500 ha por podhimi i misrit për dynym sipas drejtorisë së bujqësisë u ul me një kuintal për hektarë./abcnews.al