Thatësira ul nivelin në Fierzë/ Rritet konsumi, KESH blen energji për të plotësuar

schedule14:27 - 12 Gusht, 2024

schedule 14:27 - 12 Gusht, 2024

Thatësira e tejzgjatur e kësaj vere ka ndikuar në prodhimin e energjisë elektrike. Temperaturat e larta kanë bërë që edhe konsumi i energjisë elektrike të prekë nivelin maksimal.

Nisur nga kjo Korporata Elektroenergjitike Shqiptare është detyruar për të blerë energji elektrike. Në bazë të procedurës rezulton se për periudhën 12-18 gusht  është blerë energji elektrike në vlerën e 6 milionë eurove.

Çmimi mesatar me të cilën  është blerë energjia varion nga 99 deri në 130 euro për megavator. Sipas të dhënave, rezulton se gjatë muajit korrik për shkak të temperaturave të larta konsumin  i energjisë elektrike  ka arritur shifrën e ??.? milionë KW i cili konsiderohet maksimal për këtë periudhë viti.

Ndërkohë që rezervuari më i madh për energjinë në vend liqeni i Fierzës ka pësuar një ulje të ndjeshme të nivelit  dhe gjatë ditëve të fundit rezulton se është 287.3 metra  nga 296 që  është maksimalja. Po ashtu edhe prurjet janë në nivele të ulëta  dhe rezultojnë se janë vetëm 70 metër kub në sekondë.

Sipas parashikimeve meteorologjike, edhe muaji gusht pritet të mbyllet pa reshje  duke ndikuar direkt në prodhimin e energjisë elektrike në kaskadën e Drinit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!