Thashethemet për shëndetin e liderit rus, Zelensky: Dyshoj nëse Putin është gjallë

schedule10:52 - 19 Janar, 2023

schedule 10:52 - 19 Janar, 2023

Gjatë një fjalimi në samitin e Davos, presidenti ukrainas përveç kërkesës për më shumë armë vuri në dyshim edhe faktin nëse lideri i Kremlinit është gjallë.

Duke iu drejtuar audiencës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos Zelensky përsëriti thirrjen e tij për aleatët perëndimorë të Ukrainës që të dërgojnë më shumë armë në Kiev përpara se Rusia të nisë sulme të reja.

Zelensky foli edhe për çështjen e bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë dhe rrëzimin e helikopterit të djeshëm pranë Kievit, i cili mori jetën e ministrit të brendshëm të Ukrainës.

Por ndër komentet e presidentit ukrainas për taktikat e luftës ruse, ajo që shkaktoi sensacionin më të madh ishte nëse Putini është gjallë.

“Për momentin nuk e kuptoj se me kë po flas. Nuk jam i sigurt nëse presidenti i Rusisë është ende gjallë.  Nuk e kuptoj nëse është ende gjallë dhe nëse i merr vendimet ai”, tha Zelensky.

Nuk ka asnjë provë që Putini është i sëmurë, por herë pas herë ka pasur zëra se një truprojë mund të ketë zëvëndsuar Putinin në disa dalje publike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!