“Tharja e Fierzës”, nxjerr në sipërfaqe rrënojat, i moshuari udhëtoi nga Kukësi për të parë murin e shtëpisë ku lindi

schedule16:13 - 24 Mars, 2022

schedule 16:13 - 24 Mars, 2022

Nuk e besonte që një ditë do të rikthehej në shtëpinë ku lindi për shkak se ishte e përmbytur. Por thatësira ia mundësoi këtë dhe Kukësi i vjetër doli në sipërfaqe. 80 vjeçari Stef Cengu pa nga afër rrënojat e banesës.

Tregon se në këtë shtëpi kanë jetuar mbi 10 breza.

“Kjo shtëpi ka pasur të gjitha kushtet për të jetuar. Dy katërshe me gurrë, çati me tjegulla. Familja ime ka qenë shumë e madhe. Pothuajse kanë lind 10-15 breza. Ka qenë fshat i qetë dhe i pasur. Ndryshe i thoni Stambolli i vogël, pasi ka qenë tokë nën ujë, pemë frutore pambarim’, ka thënë ai.

Në vitin 1978 Kukësi dhe shumë fshatra u përmbytën. Nga ajo kohë banorët e fshatit Ram-Has u shpërngulën në Kukësin e ri.

Këtu nuk jeton më askush.

Stef Cengu thotë që pas përmbytjes zona është shkatërruar.

Gjysma e tokave është gërryer pas disa vjetësh dhe kodrat nuk do jenë më. Që tani janë gërryer. Dhe në qytet nuk do ketë më njerëz. Do ikin. Se as ujë nuk kemi. Dikur kemi pasur çdo gjë. Kjo zonë mund të privatizohet nga ata që kanë marrë gjithë Shqipërinë që kanë marrë naftën minierat dhe pyjet”, shprehet ndër të tjera ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!