Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thaçi viziton Malin e Zi, takohet me Gjukanoviç

schedule23:20 - 11 Shtator, 2018

schedule 23:20 - 11 Shtator, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar të martën një vizitë në Podgoricë, ku është pritur në një takim nga homologu malazez Milo Gjukanoviç. Ndonëse nuk e ka përmendur çështjen e korrigjimit të kufijve, Thaçi ka bërë me dije se me presidentin Gjukanoviç ka biseduar për zhvillimet rajonale, përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka deklaruar se homologu malazez ka inkurajuar përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe për arritjen e një zgjidhjeje të negociuar e të pranueshme për të dyja palët.

Në vijim të njoftimit të tij Thaçi është shprehur se marrëveshja ndërshtetërore mes Prishtinës dhe Beogradit do të jetë një kontribut shtesë për paqen, stabilitetin dhe perspektivën e evropiane të rajonit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!