Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Thaçi tregon ‘dy paktet’ me Ahmetin: Të zgjedhësh njeriun që të takon ty, nuk është demokraci!

schedule20:18 - 23 Shtator, 2025

schedule 20:18 - 23 Shtator, 2025

Menduh Thaçi është shprehur kritik për mënyrën e qeverisjen në Maqedoninë e Veriut. Ai solli në vëmendje disa problematika që sipas tij duhet të trajtohen me seriozitet dhe me rëndësi. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Thaçi tha se korrupsioni, tranzicioni i zgjatur, shkatërrimi i sistemit arsimor, padyshim që ka penguar zhvillimin e vendit. Për më tepër ai sjell në vëmendje edhe shkeljen e të drejtave të shqiptarëve, për të cilën thotë se duhet të trajtohen me seriozitet dhe të mos ketë më probleme të tilla.

Ai foli edhe për një pakt me zotin Ahmeti duke thënë se e ka mashtruar. Pakti i parë, tha ai ishte në vitin 2001 dhe pakti i dytë është zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ai thotë se situata është absurde sepse maqedonasit janë pak më shumë dhe kanë dy parti, ndërsa “ne jemi më pak dhe kemi nja 200 parti”.

Pjesë nga intervista në studion e “Real Story”;



Sokol Balla: Z.Thaçi, mënyra si ju folët normalisht nxjerr logjike pyetjen, se disa nga tezat që ju përmendët për korrupsionin, për tranzicionin e zgjatur, për shkatërrimin e sistemit arsimor, praktikisht vë në dyshim të gjithë sa është arritur së paku në letër, këtë çerek shekulli në Maqedoninë e Veriut që pas përfundimit të luftës. Dhe ju përdorët edhe termin shumë të rëndë, ‘shqiptarët tanë’ dhe ‘shqiptarët e atyre’ ju vetë ku e shikoni te kjo deriçkë e hapur që thatë po lini hapur, ju vetë ku e shikoni veten më afër kujt? Se mesa po shoh me z.Ahmeti i keni prishur ujërat përfundimisht.

Menduh Thaçi: Po, dhe ka arsye pse. Unë dy herë kam patur pakt me z. Ahmeti dhe dy herë më ka mashtruar. Pakti i parë është viti 2001, pakti i dytë është zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ky pakt ishte për të parandaluar këtë situatë, që të vijnë grupime të vogla shqiptarësh që t’i keqpërdorin partitë maqedonase. E dini sa absurde është situata. Maqedonasit janë pak më shumë se ne, populli shumicë. Dy parti kanë ata, ne jemi më pak se ata dhe kemi nja 200 mijë parti.

Sokol Balla: Për cfarë arsyesh?

Menduh Thaçi: Po e bën dikush këtë, nuk është kjo gjenetikë, e stimulon. Këtu duket si politika klandestine po aq shumë kam përvojë që mund të flas edhe me argumente dhe me fakte. Nuk është .. do të isha jokorrekt nëse direkt e vendos përgjegjësinë vetëm te z.Ahmeti, është një proces i përzier, është një proces..

Sokol Balla: Dikush mund të thotë edhe ju keni qenë aty nga dita zero..

Menduh Thaçi: Po, dallimi mes meje dhe tij është se ai ka qenë 23 vjet në pushtet, ndërsa unë të gjitha tre. Këtu është dallimi sa i përket, nivelit dhe sasisë të përgjegjësisë. Çështja e dytë, shumë shqiptarë fatkeqësisht disa që drejtojnë institucione ama veç haberin nuk ia kanë me demokracinë, të zgjedhësh njeriun që të takon ty, nuk është demokraci. Të bashkëbisedosh me njeriun që pajtohesh nuk është demokraci. Demokraci është të bashkëbisedosh me atë të cilin nuk pajtohesh. Ata që janë munduar si fals politikë të bëjë kryeministri i Kosovës me veriun e Kosovës, apo që u munduan në parlament për herën e fundit që të bëjnë që me serbin e vet apo serbin që është pro shqiptar, kjo është e goditshme për parimet e demokracisë perëndimore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!