Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur mundësinë e arritjes së një marrëveshje me Serbinë brenda vitit. Dialogu nuk do të cenojë territoret ka nënvizuar kreu i shtetit kosovar. Në fjalën e tij përpara gazetarëve, ai ka sjellë detaje edhe nga takimi që ka zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama një ditë më parë me të cilin kanë diskutuar heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë.
“Tarifa ka qenë një vendim i drejtë dhe legjitim e si i tillë do të mbetet në fuqi. Duhet të vazhdojë dialogun e pakushtëzuar me mundësitë e arritjes së një marrëveshje për një normalizim të plotë dhe ligjërisht obliguese. Të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nuk krijon vija etnike të kufijve, që vendet tonë të mbesin multi etnike dhe që përfshijë Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanovcin në territorin e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim unë dua që vendet e BE tani e tutje të jenë më unike dhe jo sikundër ka ndodhur në Berlin. Shpresoj që samiti i Parit të jetë më i mirë organizuar dhe do të prodhojë substancë. Dhe gjithashtu shpresoj sepse kam qenë vetë personalisht dhe kam mbetur i tmerruar kur jam informuar se nuk kanë qenë të koordinuar organizatorët me SHBA-të. Por e ritheksoj edhe një herë sot se pa rolin udhëheqës të SHBA-ve nuk mund të ketë as dialog të suksesshëm, e jo më marrëveshje apo implementim. Unë kam diskutuar dje me Kryeministrin e Shqipërisë zotin Rama me një bisedë të hapur për mundësinë e heqës së tërësishme të kufirit Kosovë-Serbi, të një modeli evropian nën ombrellën e vlerave euroatlantike. Askush nuk dihet t’i frikësohet komunikimit dhe integrimit kombëtar dhe të një lëvizje kudo që jetojnë shqiptarët”, tha Thaçi./abcnews.al