Po gjatë qëndrimit në Paris, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati një takim edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel. Ka qenë vetë Thaçi, i cili permes një mesazhi të bërë publik në rrjetin social Twitter, ka njoftuar se me kancelaren Merkel kanë biseduar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne ramë dakord se përkrahja gjermane është thelbësore për këtë marrëveshje dhe për anëtarësimin tonë në BE”, shkruan Thaçi në mesazhin e bërë publik në rrjetin social, ku ka publikuar edhe një foto nga takimi me zonjën Merkel. /abcnews.al