Thaçi takon kryeministrin e Rusisë në Turqi

schedule11:09 - 10 Korrik, 2018

schedule 11:09 - 10 Korrik, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi se është takuar në Ankara me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev. Në një postim në rrjetet sociale, Thaçi shkruan se bisedoi me shefin e qeverisë së Moskës për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.

“Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona. Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjellë paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan kreu i shtetit të Kosovës.

Ndërkohë, takimi i shkurtër është zhvilluar në kuadër të ceremonisë së përurimit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili u rizgjodh në votimet e muajit të kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!