Kryetari i partisë Demokratike gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është pritur në takim nga Presidenti Hashim Thaçi.
Kreu i shtetit ka thënë se temë diskutimi është bashkëpunimi politik mes dy vendeve dhe një ndër çështjet kryesore të diskutuara ka qenë integrimi i Kosovës në BE dhe i dialogut Kosovë-Serbi.
Thaçi ka theksuar se është e rëndësishme që dialogu të mbyllet me njohjen reciproke.
“Sot kemi diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe në serbi dhe qëllimi i Kosovës është anëtarësimi sa më shpejt në NATO dhe në BE, duke ndjekur hapat e Shqipërisë. Është e rëndësishme që të kemi një konsensus të gjerë në perspektivën evropiane për hapjen e vizave dhe për vijimin e dialogut. Është e rëndësishme që të kemi një konsensus për hapjen e angazhimit me Kosovën dhe me vendet e tjera. Kontributi i Shqipërisë është gjithmonë i pritur. Dhe një koordinim i sigurt mes Kosovës dhe Brukselit. Dhe qëllimi është që dialogu mos të mbyllet me aspekt teknik por me njohje reciproke”, ka thënë Thaçi. /abcnews.al