Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç, do të takohen në Bruksel më 18 Korrik. Ky takim është thirrur nga ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë-Serbi, shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Në këtë raund të ri të dialogut do të shqyrtohet progresi në diskutimet mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit dhe të planifikohen hapat dhe takimet e ardhshme.
“Kemi për qëllim që të sigurohemi që puna mes të dyja palëve të vazhdojë me ritëm të intensifikuar”, njofton zyra e kryediplomates evropiane.
Ndërkohë, takimi i fundit Thaçi-Vuçiç në Bruksel u mbajt më 24 Qershor. Dialogu mes dy vendeve ka arritur në fazën e fundit ku dhe pritet një marrëveshje, e cila mund të përmbajë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë./abcnews.al