Thaçi shkarkon 8 ambasadorë: Të paaftë për postin

schedule11:20 - 9 Prill, 2018

schedule 11:20 - 9 Prill, 2018

Janë tetë ambasadorët kosovarë të shkarkuar me urdhër të presidentit Hashim Thaçi. Ai i ka cilësuar të paaftë për postin që mbulonin, ndërsa ambasadori kosovar në Maqedoni u cilësua si më i dobëti në detyrën e tij.

Një vendim i Presidentit të Kosovës ka bërë që tetë ambasadorë të lirohen nga detyra në shtetet ku e kanë përfaqësuar vendin. Ambasadorët të cilët janë liruar nga detyra janë Valdet Sadiku në Serbi; Edon Cana në Francë; Avni Spahiu në Turqi; Nexhmi Rexhepi në Slloveni; Rexhep Boja në Mbretërinë e Arabisë Saudite; Lirim Grejçevci në Mbretërinë e Bashkuar; Ylber Hysa në (Maqedoni; dhe Shpend Kallaba në Bullgari.

Hysa i cili shërbente në Shkup u cilësua si një nga ambasadorët më të dobët në Maqedoni, ndërsa kritika dhe vërejtje ndaj tij kishin shprehur shpesh herë dhe familjarët e Grupit të Kumanovës.

Mediat në Kosovë shkruajnë se gjatë kohës që Hysa ambasador në Shkup, Kosova dhe Maqedonia nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje.

/abcnews.al