Presidenti iKosovës Hashim Thaçi akuzoi bashkësinë ndërkombëtare se ka aministuar lidershipin aktual të Serbisë me heshtjen e vet duke i lënë kështu madje edhe mundësinë për të pretenduar të mohojë masakrat e kryera në Kosovë siç është ajo e Reçakut. Ai reagoi kështu ndaj deklaratave të presidentit serb Vuçiç që e quajti masakrën një fabrikim.
Banorët e Reçakut janë të indinjuar me deklaratat e krerëve të Serbisë të cilët mohojnë masakrën e Recakut.
I mbijetuari i kësaj masakre Ramë Shabani madje thotë që Kosova nuk duhet të dialogojë me Serbinë pa i pranuar kjo e fundit krimet që i ka bërë në Kosovë.
Kësaj masakre i ka mbijetuar edhe Agron Mehmeti, ndërsa kishte humbur shumë familjarë.
Si kundërpërgjigje ndaj mohimit të masakrës së Reçakut nga Serbia presidenti Hashim Thaci ka vizituar këtë fshat pasi sipas tij është pika kulminante e masakrave të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare.
Thotë se Serbia në Kosovë ka kryer gjenocid, ndërsa ka kritikuar heshtjen e ndërkombëtarëve.
“Heshtja e ndërkombëtarëve dhe mosvizita e tyre sidomos këtu në Reçak që është pika kulminante e masakrës, ia ka hapur gojën dhe ka amnistuar në një formë apo në një tjetër edhe liderishipin aktual të Serbisë”, u shpreh Hashim Thaçi.
Ai ka përmendur faktin se Serbia gjatë luftës në Kosovë ka vrarë 13 mijë civilë, përfshirë këtu r rreth 400 masakra ndaj civilëve shqiptarë, 1300 fëmijë të vrarë dhe rreth 20 mijë gra të dhunuara.