Thaçi nuk ndalet, ftesë të dytë Albin Kurtit

schedule15:14 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 15:14 - 27 Dhjetor, 2019

Presidenti Hashim Thaçi ia ka dërguar një tjetër ftesë për takim Albin Kurtit, për të caktuar mandatatin e liderit të VV-së.

Kjo është ftesa e dytë brenda ditës së sotme që Thaçi nis në adresë të Kurtit, pasi e para për t’u takur në orën 13:30 u refuzua nga lideri i VV-teksa tha se nuk ndodhet në Prishtinë.

Ndërsa në ftesën e dytë Thaçi e ka ftuar për në orën 20:00 në takim Kurtin.

Ndërkohë, pak minuta më parë presidenti ka shkruar në Twitter se sa më shpejtë duhet të formohen institucionet e vendit.

“Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar presidenti më herët./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!