Thaçi: Nuk do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë

schedule13:17 - 1 Mars, 2019

schedule 13:17 - 1 Mars, 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se kurrë nuk do ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Thaçit, shkëmbimi i territoreve është pazar dhe se do të ndodhë vetëm po të kalojnë mbi trupin e tij. Presidenti i Kosovës u shpreh se është për korrigjim kufijsh, por pa cënuar territorin e Kosovës. Deklaratat u bënë gjatë Samitit për Diasporën të mbajtur në Tiranë.

“Për shkëmbim territoresh kam folur edhe më herët, në anën tjetër ajo që dua të theksoj është kjo, që shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do të lejojmë që të bëjë pazar me kauzën kombëtare. Ndarja e Kosovës? Pa shkelur mbi trupin tim nuk do të mund ta cenojë kush 1 milimetër të territorit të Republikës së Kosovës. Askush nuk do të mund ta cenojë as Trepçën, as Mitrovicën, as Ujmanin dhe asnjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Për ndarje të Kosovës dhe ekzagjerime të temave të tilla dhe ata që flasin sot janë ata që kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviçin, janë miqtë e Radonçiçit të cilët i kam dëbuar nga Kosova. Korrigjimi i kufijve? Po, sepse nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim për realizimin e aspiratës së të drejtave legjitime të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit për bashkëngjitje me territorin e Republikës së Kosovës pa cenuar territorin e saj”, tha Thaçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!