Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se dialogu Kosovë-Serbi ka kuptim vetëm nëse respektohet njohja reciproke.
Pas homazheve të mbajtura në Kosovë, me rastin e 31-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, Thaçi tha nëse nuk do të kishte njohje reciproke, atëherë dialogu do të ishte i dështuar dhe në favor të Serbisë.
“E kam theksuar se dialogu ka vetëm një kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë, përndryshe është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm, dhe i dështuar, si dhe në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet”, tha presidenti Thaçi.
/abcnews.al/

