Thaçi në FSK: “Demarkacioni me Malin e Zi të ratifikohet”

schedule18:11 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 18:11 - 5 Dhjetor, 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin e tij të fundvitit në Forcat e Armatosura të Kosovës, ripërsëriti thirrjen e tij për të ratifikuar Demarkacionin me Malin e Zi sa më parë. Sipas kreut të shtetit, kjo çështje lidhet ngushtë me liberalizimin e vizave. “Kriteri i fundit është ratifikimi i shënjimit të kufirit me Malin e Zi, i cili duhet të plotësohet pa humbur kohë”, nënvizoi Thaçi. Në fjalën e tij, presidenti kosovar përsëriti një kritikë të tij për ndërkombëtarët lidhur me formimin e Gjykatës speciale. “Bashkësia ndërkombëtare e ka imponuar themelimin e saj”, ishte komenti i Thaçit. Ndërsa më tej tha se Serbia duhej të kishte 100 gjykata të tilla nëse do të kishte drejtësi. Ndërkohë, për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradi, kreu i shtetit të Kosovës nënvizoi se ky proces duhet të përmbyllet me një traktat ndërkombëtar që siguron paqe për të dy vendet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!