Thaçi: Moska po përpiqet të rrënojë shtetin tonë

schedule15:50 - 24 Janar, 2018

schedule 15:50 - 24 Janar, 2018

I ndodhur në Davos në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzon Rusinë se po përpiqet të rrënojë shtetin e Kosovës si dhe progresin në botë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një editorial të shkruar për Forumin Ekomomik Botëror, që mbahet në Davos, ka rrëfyer për lirinë e vendit dhe për krijimin e shtetit, në mbështetje të vlerave të përbashkëta perëndimore, dhe iniciativës humanitare të fuqive botërore për të ndihmuar Kosovën t’i shpëtojë regjimit të Millosheviçit. Në editorialin e cituar dhe nga mediat kosovare,

Thaçi shkruan se Kosova është produkt i humanizmit të fuqive botërore, që edhe pse që kishin kundërshtime nga forcat ekstremiste politike në botë për të ndërhyrë në luftën e ’99-s, në fund vendosën vlerat e përbashkëta dhe njerëzore.

Thaçi shton se situata në vend ka ndryshuar dhe këto vlera të vendosura pas rënies së komunizmit në Evropë, po rrezikohen. Sipas Presidentit kosovar, Rusia po rrezikon një shekull përpjekje të progresit botëror dhe një dekadë lirie të Kosovës.

Kreu i shtetit kosovar thekson se Moska synon të shkatërrojë lidhjet e shumta të besimit: ndërmjet qytetarëve dhe qeverive brenda shteteve perëndimore, ndërmjet shteteve që i përkasin NATO-s dhe BE-së, por edhe më gjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!