Thaçi mesazh rusëve dhe serbëve: Nuk do ketë asnjë union ballkanik

schedule17:30 - 1 Mars, 2019

schedule 17:30 - 1 Mars, 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka hedhur poshtë zërat se do të organizohet një konferencë ndërkombëtare ku merr pjesë edhe Rusia. Sipas kreut të shtetit Kosovar nuk do të ketë as një union ballkanik pasi unioni i vetëm për Kosovën është Bashkimi Evropian dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njërin krah ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në tjetrin Bashkimin Evropian. Kushdo që e akuzon për bashkëpunim  me Rusët përgjigjen presidenti i Kosovës ia jep nga samiti i diasporës në Shqipëri.

“Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë organizimin e ndonjë konferencë ndërkombëtare ku merr pjesë edhe Rusia, do duhet ta udhëheqë vetëm Be atë proces dhe është mbështetja e SHBA”, tha Thaçi.

Për të qenë akoma më bindës se nuk ka dalë nga rruga që të çon drejt këtyre dy partnerëve të rëndësishëm, presidenti Hashim Thaçi tha se nuk do të lejojë asnjë union ballkanik.

“Me asnjë çmim nuk do të lejojmë as me qarkulluar më tutje si ide, ndonjë union ballkanik, është cënimi i kombit tonë, është rikthim prapa për kombin tonë. Unioni jonë, është i BE, NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA. Edhe propozuesit, i kam këshilluar të heqin derë, është mirë të heqin dorë. Kërkohet edhe nga ju zgjim që t’i ndërprisni këto ide”.

Më herët dy zyrtarë të lartë amerikanë, kanë takuar udhëheqësit e Kosovës dhe kanë paralajmëruar masa të reja, ndërmjet të cilave edhe mundësinë e largimit të rreth 650 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s, nëse nuk pezullohen tarifat për t’i hapur rrugë bisedimeve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!