Thaçi: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet këtë vit, nëse jo, rrezikohet Rajoni

schedule12:50 - 24 Qershor, 2019

schedule 12:50 - 24 Qershor, 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar që brenda vitit të përmbyllet marrëveshja përfundimtare me Serbinë. Në këtë kundërt sipas tij rrezikohen marrëdhëniet mes vendeve në rajon.

Aspak premtuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë i konsideron zhvillimet e fundit presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Për Thaçin, edhe përkundër iniciativës për të zhbllokuar dialogun Kosovë-Serbi gjërat nuk po lëvizin fare.

Në konferencën “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe; ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga RIDEA, Thaçi tha se përmbyllja e dialogut me Serbinë  që rezulton me njohje reciproke është interes nacional i Kosovës. Ka kërkuar nga spektri politik të jenë unik për këtë çështje.

“Nuk kam dyshim që në këtë vit mund të arrihet marrëveshje ligjërisht obligative, por nëse nuk ndodhë hymë në një fazë të rrezikshme të këtyre raporteve, të cilat mund të destabilizojë raportet jo vetëm tonat si dy shtete, por edhe rajonin”, tha Thaçi.

“Projekti i Serbisë për ndarje të Kosovës ka dështuar, ndonëse e ideja nuk ka vdekur”, tha Albin Kurti.

“Inkurajoj Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një dialog normalizimi. Për momentin veprimet uniterale për të Kosovën dhe Serbinë e bëjnë të vështirë progresin në  dialog”.

Sipas anketimit së Institutit Ridea 32 përqind e qytetarëve janë për korrigjimin e kufijve që do të rezultonte me njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!