Thaçi intervistë nga qelia, Rama: Sa më shumë zgjat gjykimi, aq më shumë ngrihen pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit demokratik

schedule09:10 - 5 Shtator, 2023

schedule 09:10 - 5 Shtator, 2023

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme duke publikuar intervistën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga qelia  në Hagë.

Rama shkruan se ma shumë vazhdon gjykimi ndaj tij, aq më shumë ngrihen pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”.

Thaçi ka folur për herë të parë që nga dita që u kyç në burgun e Hagës.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë intervistë të Presidentit të Republikës së Kosovës e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë e vëllait tim Hashim Thaçi, i cili ka folur për herë të parë qysh nga dita e kyçjes në burgun e Hagës, ku po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve ju, në Shqipëri e në Kosovë?

*kjo intervistë botohet me pëlqimin e autorit të saj Berat Buzhala r.t/abcnews.al