Thaçi homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës: Arkitekt i pluralizimit politik

schedule13:44 - 21 Janar, 2019

schedule 13:44 - 21 Janar, 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri homazhe sot pranë varrit tç Ibrahim Rugovës, në 13 vjetorin e vdekjes së tij. Thaçi  e cilësoi ish presidentin Rugova arkitekt të pluralizmit politik dhe njeri të dialogut.

Presidenti i kosovës Hashim Thaçi ka kryer homazhe tek varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Homazhet janë bërë me rastin e 13 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish kreut të shtetit. Ndër të tjera Thaçi u shpreh se Rugova është arkitekt i pluralizmit politik në Kosovë.

“Sot shënohet 13 vjetori i vdekjes së presidentit Rugova, i cili ishte arkitekt i pluralizmit politik në Kosovë, i dialogut, negociatave, marrëveshjeve të brendshme por edhe në rrafshin ndërkombëtarë. I angazhimeve unifikuese, përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës. Prandaj sot jam këtu me nderimet më të larta shtetërore si presidenti i vendit dhe si bashkëpunëtorët i tij”.

Pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve, Thaçi nuk ka pranuar t’i përgjigjet asnjë pyetjeje tjetër. /abcnews.al