Thaçi apel Kurtit nga Haga: Mos krijo kriza të vazhdueshme, ruaj raportet me ndërkombetarët

schedule22:56 - 4 Shtator, 2023

schedule 22:56 - 4 Shtator, 2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për herë të parë për mediat vendase pas afro tri vitesh që nga arrestimi i tij. Nga dhomat e paraburgimit ai ka folur për jetën, familjen, për vizitat që ai ka pranuar, por edhe për shqetësimet që lidhen kryesisht me popullin e Kosovës. Në mënyrë të përsëritur, Thaçi është ndalur të mbështetja që kanë ofruar aleatët ndërkombëtarë për pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij këto marrëdhënie  në asnjë mënyrë nuk duhet të cenohen.

“Nëse dështojmë sot, e lëndojmë dhe e përbaltim historinë e fitores së djeshme. Por, duhet pasur parasysh se historia jonë e suksesit nuk është vetëm pronë kosovare, është edhe meritë e jashtëzakonshme e botës perëndimore. Përkrahja ndërkombëtare nuk duhet të merren si e mirëqenë. Atë gjithmonë duhet merituar. Kosova çdo ditë duhet të vazhdojë të prodhojë argumente që e lehtësojnë mbështetjen e miqve ndërkombëtar.”

Ish-kryeministri i Kosovës kujton me mall edhe vizitën e kryeministrit Edi Rama. Thaçi tregon se ka pasur një bisedë miqësore me atë për të ardhmen. Madje kreu i qeverisë shqiptare i kishte dhuruar edhe disa libra.

“Vizita e Edit ndodhi në vend dhe rrethana të jashtëzakonshme e të paimagjinueshme, përtej politikës dhe procesit gjyqësor, bisedë krejt vëllazërore. Më kishte marrë malli. Edi lufton dhe zakonisht fiton në kauzën që beson, është impresionuese se si ai po vazhdon të ndërtojë dhe afirmojë Shqipërinë evropiane. Si zakonisht, ishte me plot humor të mirë. Por, kur u ndamë, e ndjeva se u emocionua shumë, por gjithmonë me besim për të ardhmen më të mirë dhe më të sigurt, përtej hapësirës ku qëndruam duke pirë kafe rreth dy orë.”

Thaçi kishte edhe një mesazh t qartë për qeverinë aktuale. “Duhet kujdes që, duke u marrë shumë me të kaluarën të mos vonohet, rrezikohet apo edhe të humbet e ardhmja” raportohet te ketë thënë ish-kryeministri i kosovës./abcnews.al